Presidenti kinez i rrezikshëm, por gruaja ia kalon!

(s. guraziu – ap, shkurt 23)

…në pyetjen (shtruar në Quora) “a është i rrezikshëm Xi Jinping?”, një kineze nga Hong Kongu qenka përgjigjur:

“po i rrezikshëm, fort i rrezikshëm, e ka mbështetjen e 1.4 miliard kinezëve, dhe i ka 90 milionë komunistë nën komandë. Edhe ushtria, 2 milionëshe, të gjithë i përkulen atij. Ai gjithashtu i kontrollon butonat e bombave atomike dhe hidrogjenike. Pra nëse zemërohet, alienët do t’kenë mjaft telashe. Por mos u shqetësoni, ka një kineze që është më e rrezikshme se ai, kjo është gruaja e tij Peng Liyuan. Asaj i përkulet, ajo e kontrollon, psh. ushqimin… “peshën” e tij, i thotë t’mos hajë shumë etj. Ajo madje është dhe këngëtare, këndimi i saj tashmë e ka pushtuar galaktikën, alienët veç i janë dorëzuar”…
(ec e mos buzëqesh : )